Statusi i plotë i ish kryeministrit të Maqedonisë Lubço Georgievski
Bravo për Shqipërinë!
Autostradën Shkup–Bllacë–Prishtinë–Tiranë e kam përshkuar disa herë, por para disa ditësh shkova posaçërisht për të kaluar në autostradën Tiranë–Qafë Thanë, e cila po përparon me një shpejtësi të pabesueshme, si dhe në rrugën e shpejtë Tiranë–Dibër, që më mahniti veçanërisht me peizazhin e bukur përmes të cilit kalon, por edhe me ndërtimin e saj, me shumë tunele e ura. Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm gjatë dhjetë viteve të fundit.
Bullgaria mbetet i vetmi fqinj që në tridhjetë vjet nuk ka ndërtuar asnjë projekt infrastrukturor drejt Maqedonisë.
