Izet Mexhiti: Shqiptarë, urime fitorja!

Statusi i plotë i Izet Mexhitit

 

Shqiptarë, urime fitorja!

Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim!

VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë.

Nga nesër, kryetarët e zgjedhur nisin punën me përgjegjësi dhe përkushtim. Ne jemi të vendosur të punojmë çdo ditë për zhvillimin e vendbanimeve tona dhe për mirëqenien e çdo qytetari.

Sonte fillon një erë e re politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Vota juaj na nderoi, por edhe na obligon që të mos ndalemi me punë!