Rrezikohet marrëveshja për Gazën? Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk është peng izraelit

Një nga katër trupat e dorëzuar nga Hamasi në Izrael gjatë natës nuk është identifikuar si peng izraelit.

Sipas burimeve izraelite, mbetjet duket se janë ato të një palestinezi nga Gaza.

Një tjetër burim thotë se Hamasi e ka identifikuar gabim trupin në vend që ta dërgojë qëllimisht atë të gabuarin.

Gjatë një marrëveshjeje për pengje në shkurt të vitit 2025, Hamasi dorëzoi një trup që pretendonte se ishte ai i Shiri Bibas, nënës 32-vjeçare izraelite të rrëmbyer nga Kibbutzi Nir Oz me dy djemtë e saj të vegjël. Testet mjeko-ligjore më vonë zbuluan se mbetjet i përkisnin një gruaje palestineze, jo Bibas, një zbulim që Izraeli e dënoi si një shkelje të rëndë të kushteve të marrëveshjes. Hamasi i ktheu mbetjet mortore të Shiri Bibasit të nesërmen.

Nuk dihet nëse ky skandal do të prekë marrëveshjen për armëpushimin në Gaza.