🇦🇱🗣️ Me kënaqësi mirëprita sot në Ambasadë një grup të rinjsh nga Çashka — një trevë me rrënjë të forta dhe një brez të ri që po ngrihet me kurajë dhe ide të qarta, ka shruar ne profilin e tij ne FV ambasafori Meidani.
Të përfshirë në Akademinë Politike “Arben Xhaferi”, këta të rinj po ndërtojnë ura mes brezit të tyre dhe institucioneve, duke sjellë frymën e përfshirjes dhe bashkëbisedimit në zemër të diplomacisë 🌍.
Diskutuam për rolin e të rinjve në proceset vendimmarrëse 🧭, për diplomacinë si mjet ndërlidhës 🤝 dhe për nevojën që ata të jenë pjesë e zhvillimeve që po marrin formë në terren 🌱.
Në një kohë kur Çashka po hyn në një kapitull të ri, është inkurajuese të dëgjosh të rinj që nuk flasin vetëm për të ardhmen, por përgatiten të jenë pjesë aktive e saj, perfundon postimi i ambasaforir Meidani.
Nderkohe per takimin ka njofuar edhe vete akademia politike Arben Xhaferi.
Në përpjekjet tona si akademi politike për t’ju dhënë mundësinë të rinjëve për t’ju njohur nga afër me misionet diplomatike, kësaj rradhe me studentët e rinjë dhe të zellshëm nga rajoni Çashkës bashkëbisedum me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni të Veriut z. Denion Meidani për rëndësinë e të rinjëve në proceset diplomatike.
Studentët përgjatë këtij bashkëbisedimi, elaboruan poashtu edhe rolin e të rinjëve në procesin e vendimmarrjes si dhe të rinjtë si katalizatorë të ndryshimeve në shoqëri.