Ambasadorët Meidani dhe Qehaja festojnë me shqiponjë fitoret e kombëtareve në futboll

Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani dhe Florian Qehaja sot së bashku kanë festuar fitoret e kombëtareve në futboll.

Ambasadori i Shqipërisë, Meidani në profilin e tij në Facebook ka shkruar se diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra
“Një kafe e këndshme këtë mëngjes me Ambasadorin e Kosovës, mikun tim Florian Qehaja, për të ndarë një moment miqësie dhe për të festuar së bashku fitoret tona të përbashkëta.
Dy flamuj, dy zëra, një shqipe. Diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra”, ka shkruar Meidani.