Zhgënjehet Trump, liderja e opozitës në Venezuelë fiton Çmimin Nobel për Paqen

Sot është një ditë zhgënjimi për presidentin amerikan Donald Trump.

María Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025.

Ajo u cilësua si një nga “shembujt më të jashtëzakonshëm” të guximit në Amerikën Latine kohët e fundit, dhe “Një grua që e mban flakën e demokracisë ndezur mes një errësire në rritje.”
Në një postim në X, komiteti thotë se i ka dhënë Maria Corina Machado Çmimin Nobel për Paqen “për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”.