VIDEO/ Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin

Një video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, është kthyer në virale në brenda pak minutave, duke shkaktuar humor.

Rama dëgjohet duke i thënë presidentit të Francës Emanuel Macron që të kërkojë falje se pse nuk e ka uruar Shqipërinë dhe Azerbajxhanin që e kishin nënshkruar tashmë paqen.

Komenti me humor i Ramës vjen pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ngatërruar disa herë Azerbajxhanin me Shqipërinë. Ai disa herë ka thënë “Albania”, në vend të “Armenia”, teksa shprehet se i kishte dhënë fund konfliktit mes kësaj të fundit dhe Azerbajxhanit.

 

Rama: Duhet të kërkosh falje!

Macron: Pse?

Rama: Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!

Macron: Më vjen keq pra!

Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt!