Ali Ahmeti paralajmëron dorëheqjen: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kumanovë, të cilin e ka cilësuar si një moment të rëndësishëm që konfirmon fuqinë organizative dhe pjekurinë politike të strukturave të partisë. Përmes një postimi publik, Ahmeti theksoi se kuvendi dëshmoi forcën e organizimit të BDI-së…
