“Përgjegjësia eshtë e imja, mos i kritikoni lojtarët”, trajneri serb Dragan Stojkoviq jep dorëheqje

Serbia u mund nga Shqipëria në Leskovac me rezultatin 0-1, në ndeshjen e Grupit K të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Pas kësaj humbje, shanset e kombëtares serbe për të marrë vendin e dytë, tashmë janë minimale.

Në përfundim të kësaj ndeshje, trajneri serb mori Dragan Stojković, mori të gjithë përgjegjësinë e humbjes.

“Rezultati ishte vërtet i keq, personalisht nuk e prisja të humbnim ndeshjen. Pjesa e parë ishte e mirë nga ana jonë. Arritëm të krijonim disa raste të mira, por nuk arritëm të shënonim gol; goditja erdhi në fund. U përpoqëm me çdo mënyrë të shënonim, por Shqipëria ishte shumë mirë e organizuar në mbrojtje. Gjithçka që provuam nuk dha rezultat. Ky është faji im, përgjegjësia ime — mos i kritikoni lojtarët, unë jam fajtor dhe s’ka dilemë për këtë,” tha Piksi.

“Më vjen keq për njerëzit që prisnin fitoren. Do të bisedoj me njerëzit që drejtojnë FSS-në (Federatën e Futbollit të Serbisë). E dini, vazhdimi është shumë i vështirë. Nuk mund të flas para se të ulem me njerëzit e Federatës për të marrë një vendim normal. E pranoj fajin, kaq.”