20 pengjet e fundit të mbajtura nga Hamasi në Gaza tani janë kthyer në Izrael pas më shumë se dy vitesh në robëri!
“Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.
Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin.
“Ky është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe një harmonie të qëndrueshme për Izraelin e të gjithë kombet e atij që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor. Unë e besoj këtë me forcë. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, shprehet Trump.
“Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare po kthehen te familjet e tyre. Edhe 28 tjerë po vijnë në shtëpitë e tyre për të gjetur paqen në këtë vend të shenjtë. Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”, shton presidenti amerikan.
Fjalimi i tij pompoz megjithatë, nuk përfundoi me nota pozitive pa u pllakosur nga asnjë incident. Trump u kritikua ashpër nga dy anëtarë të parlamentit, Ofer Kassif dhe Ayman Odeih, të cilët u ngritën me pankarta proteste në duar ku denoncohej mbështetja e tij për luftën në Gaza. Kryetari i parlamentit ndërhyri shpejt për t`i përjashtuar nga seanca. Trumpi e kaloi episodin me sportivitet, duke komentuar me shpoti se “kjo ishte shumë efikase”.
Donald Trump mbërriti këtë mëngjes në Izrael, e më pas do të niset për një samit në Egjipt ku do të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë për ta diskutuar me ta paqen në Lindje të Mesme. Gjatë rrugës në rajon, presidenti amerikan deklaroi se lufta në Gaza “ ka marrë fund”.