Fillimi i vitit shkollor e gjen RMV-në me klasa të zbrazëta, malbyllen 433 paralele
Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut po fillon me numër më të vogël të nxënësve, optimizim të klasave dhe mbyllje të përkohshme të 26 shkollave rajonale. Ministrja e arsimit, Vesna Janevska, në konferencë për shtyp njoftoi se këtë vit në sistemin arsimor do të ketë 433 klasa më pak.
Në sistemin arsimor për momentin ka rreth 238.000 nxënës, prej të cilëve 174.000 janë në arsimin fillor, ndërsa 64.000 në atë të mesëm.Sipas të dhënave me të cilat disponon Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më tani janë regjistruar 14.952 filloristë dhe 16.932 nxënësnë vitin e parë të arsimit të mesëm. Numri përfundimtar do të dihet pas përfundimit të regjistrimeve plotësuese.
Optimizim i klasave dhe më pak nxënës
Për shkak të numrit më të vogël të nxënësve Ministria po zbaton optimizim të klasave në shkolla, që nënkupton bashkimin e klasave më të vogla me qëllim që nxënësit të kenë kushte më të mira për socializim dhe mësim.
“Nuk është sekret që me vite me radhë ekzistojnë dy klasa me nga dy nxënës të së njëjtës moshë dhe në të njëjtën shkollë. Tani këto i kemi bashkuar, me çka këtë vit në sistemin arsimor do të kemi 433 klasa më pak, prej të cilave 222 në arsimin fillor dhe 211 në atë të mesëm“, deklaroi Janevska.
Ajo vlerësoi se bëhet fjalë për ndryshim pozitiv që është në interes të nxënësve dhe theksoi se asnjë mësimdhënës i punësuar nuk ka mbetur pa punë për shkak të optimizimit.
Sipas njoftimeve në vitin shkollor 2026/2027 do të ketë numër dukshëm më të vogël të nxënësve krahasuar me vitet e kaluara. Pas përfundimit të regjistrimeve pritet që numri i filloristëve të jetë së paku për 3.000 më i vogël se ai vitin e kaluar.