{"id":4033,"date":"2026-07-17T10:40:03","date_gmt":"2026-07-17T08:40:03","guid":{"rendered":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033"},"modified":"2026-07-17T10:40:03","modified_gmt":"2026-07-17T08:40:03","slug":"magyar-ndryshon-kushtetuten-e-hungarise-me-2-3-e-votave-nis-cmontimi-i-sistemit-te-orbanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033","title":{"rendered":"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit"},"content":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash, qeveria e Peter Magyarit po e ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb shpejt dhe rr\u00ebnj\u00ebsisht. Por larja e hesapeve me strukturat e vjetra t\u00eb pushtetit shtron edhe pyetje p\u00ebr sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Viktor Orbani kishte marr\u00eb masa p\u00ebr rastin kur do t\u00eb humbte pushtetin \u2014 t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu mendonte ai. Shum\u00eb poste ky\u00e7e n\u00eb shtetin dhe administrat\u00ebn e Hungaris\u00eb qeveria e tij i kishte mbushur me njer\u00ebz besnik\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb, nd\u00ebrsa shkarkimin e tyre e kishte lidhur me nj\u00eb vendim parlamentar me shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Orbani donte t\u2019i p\u00ebrjet\u00ebsonte edhe disa institucione. Llogaria pas k\u00ebsaj: puna e \u00e7do qeverie tjet\u00ebr duhej sabotuar sa m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb prapasken\u00eb Orbani do t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb vendoste \u2014 edhe kur nuk ishte kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb autokrati i rr\u00ebzuar m\u00eb 12 prill nuk e kishte parashikuar ishte disfata d\u00ebrrmuese e partis\u00eb s\u00eb tij Fidesz (Bashkimi i Demokrat\u00ebve t\u00eb Rinj) dhe shumica historikisht e lart\u00eb prej dy t\u00eb tretash e partis\u00eb opozitare Tisza (Respekt dhe Liri). Nga kjo shumic\u00eb kryeministri i ri i Hungaris\u00eb, Peter Magyar, dhe grupi i tij parlamentar po p\u00ebrfitojn\u00eb me boll\u00ebk dhe po e \u00e7montojn\u00eb sistemin e Orbanit me rit\u00ebm t\u00eb vrullsh\u00ebm. Magyari e quan k\u00ebt\u00eb \u201cOperacioni Purgator\u201d.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e tij u zbatua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (13.07.2026) \u2014 vet\u00ebm dy muaj pas ardhjes n\u00eb pushtet. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje parlamenti hungarez votoi p\u00ebr ndryshime t\u00eb gjera kushtetuese, q\u00eb Magyari dhe qeveria e tij i kishin propozuar n\u00eb fund t\u00eb qershorit.<\/p>\n<p>Me to detyrohen nga nj\u00ebra an\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb sistemit t\u00eb Orbanit t\u00eb largohen nga postet, mes tyre presidenti Tamas Sulyok dhe kat\u00ebr gjyqtar\u00eb kushtetues. Peter Magyar i kishte quajtur vazhdimisht \u201ckukulla t\u00eb Orbanit\u201d Sulyokun dhe t\u00eb tjer\u00eb si kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Peter Polt, dhe q\u00eb n\u00eb fushat\u00eb kishte paralajm\u00ebruar se do t\u00eb kujdesej p\u00ebr shkarkimin e tyre.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ndryshimet kushtetuese i sprap\u00ebsojn\u00eb c\u00ebnimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, q\u00eb Orbani i kishte urdh\u00ebruar. K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, Gjykata Kushtetuese i rifiton kompetencat e saj fillestare dhe pavar\u00ebsia e drejt\u00ebsis\u00eb forcohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Kufizohet numri i ligjeve q\u00eb mund t\u00eb ndryshohen vet\u00ebm me shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, themelohet nj\u00eb agjenci p\u00ebr rikthimin e pasurive t\u00eb fituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. Dhe s\u00eb fundi, deputet\u00ebt do ta ushtrojn\u00eb mandatin p\u00ebr tri legjislatura e shumta.<\/p>\n<p><strong>Deri ku lejohet t\u00eb shkohet?<\/strong><br \/>\nPyetja n\u00ebse regjimet populiste dhe autokratike mund t\u00eb \u00e7montohen dhe n\u00ebse demokracia mund t\u00eb rivendoset diskutohet me forc\u00eb n\u00eb BE s\u00eb paku q\u00eb nga ngjitja e Orbanit n\u00eb vitin 2010 \u2014 edhe nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi se deri ku lejohet ose duhet t\u00eb shkohet p\u00ebr t\u00eb zhdukur padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Peter Magyarit, kjo mund t\u00eb thuhet pas dy muajsh, \u00ebsht\u00eb \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 jo e druajtur. Ajo po tregon me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe se si mund t\u00eb veprohet \u2014 sepse, ndryshe nga qeveria e Donald Tuskut n\u00eb Poloni, e ka shumic\u00ebn e nevojshme. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb partin\u00eb Tisza, por edhe te nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e hungarez\u00ebve, ekziston vullneti politik p\u00ebr nj\u00eb larje rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb hesapeve me regjimin e Orbanit.<\/p>\n<p>Atmosfera i ngjan asaj n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore dhe Juglindore n\u00eb vitin e ndryshimit 1989 \u2014 n\u00eb Hungari flitet shpesh p\u00ebr nj\u00eb \u201cndryshim sistemi\u201d. E kuptueshme, sepse Orbani dhe nj\u00eb rreth i ngusht\u00eb pushteti rreth tij sunduan p\u00ebr 16 vjet me nj\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi dhe arbitraritet q\u00eb shum\u00eb hungarez\u00eb n\u00eb fund i ndien\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si t\u00eb padurueshme. N\u00eb k\u00ebto rrethana edhe \u00e7montimi rr\u00ebnj\u00ebsor i shtetit t\u00eb Orbanit shfaqet n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb tjet\u00ebr nga sa do t\u00eb shfaqej n\u00eb kushte t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Peter Magyar u dha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrgjigje mohuese t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimeve ndaj ndryshimeve kushtetuese. Do t\u00eb ishte \u201ctradhti ndaj kombit hungarez po t\u00eb mos e preknim Kushtetut\u00ebn e tanishme\u201d, sepse ajo \u00ebsht\u00eb \u201cdokumenti baz\u00eb i Cosa Nostra-s\u201d \u2013 sistemit mafioz q\u00eb kishin ngritur partia e Orbanit, Fidesz, dhe Partia e vog\u00ebl Popullore Kristiandemokrate (KDNP) e lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet, gjat\u00eb nj\u00eb dekade e gjysm\u00eb t\u00eb fundit Orbani e kishte p\u00ebrshtatur Kushtetut\u00ebn sipas nevojave t\u00eb veta \u2014 deri n\u00eb detaje q\u00eb, sipas shum\u00eb jurist\u00ebve kushtetues, s\u2019kan\u00eb pse t\u00eb gjenden fare n\u00eb nj\u00eb ligj themelor.<\/p>\n<p><strong>Orbani shpall fundin e demokracis\u00eb<\/strong><br \/>\nGrupet parlamentare t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Orbanit, Fidesz, dhe t\u00eb KDNP-s\u00eb e bojkotuan seanc\u00ebn e parlamentit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dhe nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim. Q\u00eb prej disa dit\u00ebsh Orbani dhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Fideszit kishin folur p\u00ebr nj\u00eb \u201cfund t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Hungari\u201d, q\u00eb vjen me ndryshimet kushtetuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb thirrjeje t\u00eb Fideszit p\u00ebr nj\u00eb manifestim proteste n\u00eb Budapest iu p\u00ebrgjigj\u00ebn t\u00eb enjten e kaluar (09.07.2026) vet\u00ebm disa mij\u00ebra veta. Nj\u00eb kontrast i fort\u00eb me dhjet\u00ebra deri n\u00eb qindra mij\u00ebra t\u00eb m\u00ebparshmit, q\u00eb shkonin n\u00eb tubimet e Fideszit \u2013 shpesh t\u00eb detyruar nga pushteti shtet\u00ebror i Orbanit.<\/p>\n<p>Por shenjat e shp\u00ebrb\u00ebrjes n\u00eb kampin e Orbanit vazhdojn\u00eb me rit\u00ebm t\u00eb vrullsh\u00ebm edhe p\u00ebrtej k\u00ebsaj. Pak para votimit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kryetari i grupit parlamentar t\u00eb Fideszit, Gergely Gulyas, dikur numri tre n\u00eb hierarkin\u00eb e pushtetit t\u00eb Orbanit, dha dor\u00ebheqjen. Ai nuk ishte m\u00eb n\u00eb gjendje ta drejtonte grupin, tha Gulyas. Nd\u00ebrkaq vet\u00eb Viktor Orbani, q\u00eb pas disfat\u00ebs d\u00ebrrmuese kishte hequr dor\u00eb nga mandati i deputetit, por pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte rizgjedhur kryetar i Fideszit, ndodhej rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Kampionatin Bot\u00ebror t\u00eb futbollit n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p><strong>Ish-kryeministri jasht\u00eb loje<\/strong><br \/>\nPrandaj shum\u00eb v\u00ebzhgues fol\u00ebn p\u00ebr faktin se ish-kryeministri i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb partin\u00eb dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij. \u201cViktor Orbani po e shtyn veten drejt e jasht\u00eb loj\u00ebs politike\u201d, komentoi portali Telex. Politologu Gabor T\u00f6r\u00f6k shkroi n\u00eb Facebook: \u201cOrbani nuk duhej t\u00eb udh\u00ebtonte p\u00ebr n\u00eb Kampionatin Bot\u00ebror, po t\u00eb mendonte se demokracia n\u00eb Hungari ka marr\u00eb fund.\u201d N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sipas T\u00f6r\u00f6kut, ka marr\u00eb fund m\u00eb shum\u00eb miti politik i Orbanit.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet \u2014 t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr momentin \u2014 pothuajse asnj\u00eb v\u00ebzhgues i pavarur n\u00eb Hungari nuk mendon se me qeverin\u00eb e Peter Magyarit do t\u00eb fillonte nj\u00eb autokraci e dyt\u00eb. Por ndaj nj\u00eb pjese t\u00eb ndryshimeve kushtetuese, si dhe ndaj ritmit me t\u00eb cilin ato po zbatohen, disa jurist\u00eb dhe organizata t\u00eb t\u00eb drejtave qytetare n\u00eb Hungari ngren\u00eb shqet\u00ebsime.<\/p>\n<p>Komiteti i Helsinkit dhe Shoqata p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Liris\u00eb (TASZ), p\u00ebr shembull, kritikojn\u00eb kufizimin e deputet\u00ebve n\u00eb tri mandate. TASZ-i ka v\u00ebrejtje edhe pse pasazhet kushtetuese kund\u00ebr minoriteteve seksuale dhe etnike nuk u ndryshuan.<\/p>\n<p><strong>Kritika ndaj fushat\u00ebs kund\u00ebr presidentit<\/strong><br \/>\nN\u00eb rastin e fushat\u00ebs s\u00eb Magyarit kund\u00ebr presidentit, opinioni publik \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb. Tamas Sulyoku \u00ebsht\u00eb i pap\u00eblqyer dhe vet\u00eb ka heshtur me kok\u00ebfort\u00ebsi edhe ndaj shmangieve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb regjimit t\u00eb Orbanit. Prandaj shum\u00eb v\u00ebzhgues mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb moralisht legjitime t\u2019i k\u00ebrkohet dor\u00ebheqja. Por Magyari nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat metoda si Orbani, pra p\u00ebr shembull t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime kushtetuese t\u00eb kalibruara posa\u00e7\u00ebrisht ndaj personave t\u00eb caktuar, paralajm\u00ebron mes t\u00eb tjerash Amnesty International Hungari.<\/p>\n<p>P\u00ebr Sulyokun tani ekzistojn\u00eb n\u00eb thelb dy mund\u00ebsi: ai mund t\u2019i n\u00ebnshkruaj\u00eb ndryshimet kushtetuese brenda pes\u00eb dit\u00ebsh \u2014 dhe k\u00ebshtu t\u00eb vulos\u00eb largimin e vet nga posti. N\u00ebse e zvarrit n\u00ebnshkrimin, qeveria e Peter Magyarit mund t\u00eb synoj\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb shkarkimi. At\u00ebher\u00eb automatikisht do ta merrte p\u00ebrkoh\u00ebsisht postin e presidentit kryetarja e parlamentit, Agnes Forsthoffer, dhe do t\u00eb mund t\u2019i n\u00ebnshkruante ndryshimet kushtetuese, t\u00eb cilat m\u00eb pas do t\u00eb hynin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Peter Magyar paralajm\u00ebroi \u2014 edhe kjo nj\u00eb premtim i fushat\u00ebs \u2014 se ndryshimet e tanishme kushtetuese jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb lloj hapi i p\u00ebrkohsh\u00ebm tejet i nevojsh\u00ebm: nga vjeshta do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb debat i holl\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb ligj themelor krejt t\u00eb ri p\u00ebr Hungarin\u00eb.<\/p>\n<p>\/DW<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div class=\"adGroupWrapper\">\n<div class=\"adGroupWrapperInner\" data-max-slots=\"2\">\n<div class=\"oneAdBlock\">\n<div id=\"div-gpt-ad-1508427039785-4\" class=\"abd\" data-google-query-id=\"CKXZsNKn2ZUDFZxY9ggd234snQ\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash, qeveria e Peter Magyarit po e ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb shpejt dhe rr\u00ebnj\u00ebsisht. Por larja e hesapeve me strukturat e vjetra t\u00eb pushtetit shtron edhe pyetje p\u00ebr sundimin e ligjit. Viktor Orbani kishte marr\u00eb masa p\u00ebr rastin kur do t\u00eb humbte pushtetin \u2014 t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu mendonte ai&#8230;.<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4034,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4033","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit - Macedonia Press<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit - Macedonia Press\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Me nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash, qeveria e Peter Magyarit po e ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb shpejt dhe rr\u00ebnj\u00ebsisht. Por larja e hesapeve me strukturat e vjetra t\u00eb pushtetit shtron edhe pyetje p\u00ebr sundimin e ligjit. Viktor Orbani kishte marr\u00eb masa p\u00ebr rastin kur do t\u00eb humbte pushtetin \u2014 t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu mendonte ai....\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Macedonia Press\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-07-17T08:40:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1280\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"720\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Macedonia Press\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Macedonia Press\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033\"},\"author\":{\"name\":\"Macedonia Press\",\"@id\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#\/schema\/person\/060101f54fa08b58b8847d6f8536f977\"},\"headline\":\"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit\",\"datePublished\":\"2026-07-17T08:40:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033\"},\"wordCount\":1452,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp\",\"articleSection\":[\"BOTA\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033\",\"url\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033\",\"name\":\"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit - Macedonia Press\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp\",\"datePublished\":\"2026-07-17T08:40:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp\",\"width\":1280,\"height\":720},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/\",\"name\":\"Macedonia Press\",\"description\":\"macedoniapress.com\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#organization\",\"name\":\"Macedonia Press\",\"url\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/WhatsApp-Image-2026-07-04-at-13.37.18.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/WhatsApp-Image-2026-07-04-at-13.37.18.jpeg\",\"width\":1686,\"height\":933,\"caption\":\"Macedonia Press\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#\/schema\/person\/060101f54fa08b58b8847d6f8536f977\",\"name\":\"Macedonia Press\",\"url\":\"https:\/\/macedoniapress.com\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit - Macedonia Press","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit - Macedonia Press","og_description":"Me nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash, qeveria e Peter Magyarit po e ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb shpejt dhe rr\u00ebnj\u00ebsisht. Por larja e hesapeve me strukturat e vjetra t\u00eb pushtetit shtron edhe pyetje p\u00ebr sundimin e ligjit. Viktor Orbani kishte marr\u00eb masa p\u00ebr rastin kur do t\u00eb humbte pushtetin \u2014 t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu mendonte ai....","og_url":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033","og_site_name":"Macedonia Press","article_published_time":"2026-07-17T08:40:03+00:00","og_image":[{"width":1280,"height":720,"url":"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp","type":"image\/webp"}],"author":"Macedonia Press","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Macedonia Press","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033"},"author":{"name":"Macedonia Press","@id":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#\/schema\/person\/060101f54fa08b58b8847d6f8536f977"},"headline":"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit","datePublished":"2026-07-17T08:40:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033"},"wordCount":1452,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp","articleSection":["BOTA"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033","url":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033","name":"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit - Macedonia Press","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp","datePublished":"2026-07-17T08:40:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#primaryimage","url":"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp","contentUrl":"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_5257.webp","width":1280,"height":720},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/macedoniapress.com\/?p=4033#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Magyar ndryshon Kushtetut\u00ebn e Hungaris\u00eb me 2\/3 e votave, nis \u00e7montimi i sistemit t\u00eb Orbanit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#website","url":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/","name":"Macedonia Press","description":"macedoniapress.com","publisher":{"@id":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#organization","name":"Macedonia Press","url":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/WhatsApp-Image-2026-07-04-at-13.37.18.jpeg","contentUrl":"https:\/\/macedoniapress.com\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/WhatsApp-Image-2026-07-04-at-13.37.18.jpeg","width":1686,"height":933,"caption":"Macedonia Press"},"image":{"@id":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.macedoniapress.com\/#\/schema\/person\/060101f54fa08b58b8847d6f8536f977","name":"Macedonia Press","url":"https:\/\/macedoniapress.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4033","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4033"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4033\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4035,"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4033\/revisions\/4035"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4034"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/macedoniapress.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}